DYLON

Kryetari Sokol Haliti mbajti debat publik me qytetarë

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Kryetarit i komunës së Vitisë, Sokol Haliti mbajti sot debatin e dytë të rregullt me qytetarë ku është debatuar për zhvillimet e gjithë mbarëshme komunale gjatë këtij viti. Gjithashtu gjatë këtij debati përveç se ka njoftuar të pranishmit me punën e Institucioneve Komunale gjatë vitit 2014, ai i’u është përgjigjur edhe pyetjeve të qytetarëve.

Po kështu sot është publikuar edhe broshura informative 1 vjeçare “Vitia vendi im” i përgatitur nga Zyra për Informim Publik dhe Marrëdhënie me Publikun të kësaj komune.

EkoHigjiena

Në pjesën e parë ai ka njoftuar të pranishmit me aktivitetet dhe punët e zhvilluara, projektet që janë përfunduar gjatë këtij viti si dhe ato që kanë mbetur të realizohen në vitin në vijim duke e përmendur projektet konkrete të cilat janë realizuar me buxhetin komunal, por edhe përmes donacioneve të ndryshme si në Infrastrukturë, ambient, arsim, kulturë, rini dhe raport por edhe në drejtori dhe sektorë të tjerë .

Ndërsa në pjesën e dytë e cila ka qenë e rezervuar për pyetjet e qytetarëve. Në këtë debat, është promovuar edhe buletini informativë “Vitia vendi im” i përgatitur nga Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun. Debatin e plotë mund do të publikohet së shpejti në ueb faqen zyrtare të Komunës së Vitisë./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.