DYLON

Kryetari Sinani u prit në takim nga Kryeparlamentari Veseli

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Kryetari i komunës së Kamenicës, Begzad Sinani, është pritur në takim nga kryeparlamentari i Republikës së Kosovës, Kadri Veseli. Në takimin që u zhvillua në kabinetin e kryeparlamentarit Veseli, u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet palëve, me qëllim të angazhimit të vazhdueshëm në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

“Mbetemi të përkushtuar që të bashkëpunojmë me të gjitha nivelet institucionale, ndër to, edhe me Kuvendin e Kosovës si një nga organet më të çmueshme, që projekte të ndryshme të cilat i shërbejnë qytetarit, të shohin dritën”, tha veç tjerash në këtë takim, kryetari Sinani.

EkoHigjiena

Kryeparlamentari Veseli, falënderoi kryetarin Sinani për angazhimin dhe punën në komunën e Kamenicës si dhe premtoi që së shpejti do ta vizitojë këtë komunë. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.