DYLON

Kryetari Sinani së bashku me drejtorët aplikojnë për legalizimin shtëpive

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Pas mbajtjes së mbledhjes me Këshillin e drejtorëve Kryetari Sinani së bashku me drejtorët e drejtorive aplikuan për legalizimin e objekteve të tyre.

“Ky është një proces i kërkuar nga Bashkimi Evropian dhe i implementuar nga Ministria e Planifikimit Hapësinor dhe Komuna e Kamenicës ne do të fillojmë legalizimin nga Kryetari, Drejtorët, Shërbyesit civil, punëtorët e Arsimit, punëtorët shëndetësor dhe kështu të japim shembullin qytetarë dhe i ftojë qytetarët që të aplikojnë të gjithë për legalizimin të objekteve të tyre sepse me këtë e krijojmë një databazë (letërnjoftim) të vendit ku jetojmë”, ka thënë Sinani.

EkoHigjiena

Drejtori i Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit Fadil Hoti theksoi se ne janë i duke e bërë punën e tyre nga zyrtarët e drejtorisë, ka pak vonesa të materialeve, por jo nga faji i tyre por nga Ministria përkatëse. “Afati për legalizim është kërkuar deri më: 15 Shkurt 2015 Falas, ne iu kemi drejtuar Ministrisë që të na shtyjë afatin dhe po presim përgjigje, deri tani kanë aplikuar mbi 200 qytetarë për legalizim të objekteve”, tha ai.

Ndërsa, Kryetari Begzad Sinani ka mbajtur edhe një takim me Kryetarët e Këshillave lokale me qëllim të informimit të qytetarëve për aplikim dhe është caktuar orari i vizitave nëpër lokalitete nga Drejtoria e Urbanizmit dhe Pronës,Gjeodezisë e Kadastrit. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.