DYLON

Kryetari Sinani: Rexhep Mala, udhërrefyes për gjeneratat e reja

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Fillon faza përgatitore për objektin muze të dëshmorit “Rexhep Mala”në fshatin e lindjes në Hogosht. Kryetari i Kamenicës Begzad Sinani, me bashkëpunëtorët, ka marrë pjesë në përurimin e fazës përgatitore të punimeve në ndërtimin e shtëpisë muze të Dëshmorit të Kombit Rexhep Mala në fshatin Hogosht.

“Kjo është një ditë e veçantë për Hogoshtin, Kamenicën dhe për tërë Kosovën,fillimi i fazës së punëve përgatitore për këtë objekt është vlerësim dhe mirënjohje për veprën e lavdishme të Dëshmorit Rexhep Mala. Gjeneratat e reja do të vijnë në këtë vend të mësojnë për veprën e madhe të patriotit shqiptar dhe ky do të jetë një frymëzim për ta për të punuar në forcimin dhe avancimin e shtetit të Kosovës, e që ishte synim kryesor edhe i Dëshmorit Rexhep Mala, bashkëpunëtorit të tij të ngushtë Nuhi Berisha dhe gjithë dëshmorëve të kombit” tha kryetari Begzad Sinani.

EkoHigjiena

Komuna e Kamenicës do ta mbështes financiarisht ndërtimin e shtëpisë Muze të Rexhep Malës me një shumë prej 12.000 eurosh. /2L ONLINE/





Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.