DYLON

Kryetari Sinani, priti shefin e ri të LMT-së Kapitenin Goforth

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Kamenicës Begzad Sinani dhe nënkryetari Fatmir Matoshi, kanë pritur Në takim njohës udhëheqësin e ri të Njësisë së Monitorimit dhe Ndërlidhjes së KFOR-it Amerikan Kapitenin Goforth.

“I jemi falënderues KFOR-it Amerikan që nga viti 1999, ky nuk është një falënderim protokollar por është shumë i përzemërt dhe miqësor dhe është falënderim të cilin e përcjell në emër të gjithë banorëve të Kamenicës. Problemet më të mëdha që i kemi pasur, mbështetjen e kemi gjetur tek KFORi Amerikan” ka thënë kryetari Sinani duke e falënderuar për kontributin e tij Togerin Gavin McGarry, i cili e përfundoi mandatin dhe duke i uruar mirëseardhjen Kapitenit Goforth.

EkoHigjiena

Kryetari Sinani ka siguruar KFOR-in Amerikan se bashkëpunimi edhe me ekipin e ri nuk do të mungojë dhe se kabineti i Kryetarit Sinani do të jetë i gatshëm të përgjigjet gjithëherë në kërkesat e KFOR-it Amerikan.

Kapiteni Goforth është shprehur i kënaqur që ndodhet në Kamenicë dhe që ka gatishmërinë e plotë të komunës për bashkëpunim. Ndërsa Togeri Mc Garry ka falënderuar Kryetarin Sinani dhe nënkryetarin Matoshi për bashkëpunimin e deritashëm duke besuar se i njëjti bashkëpunim do të vazhdojë edhe me përfaqësuesit e ekipit të ri.

Në takim u fol për projektet aktuale në Kamenicë, për raportet ndëretnike dhe për planet në të ardhmen./2L ONLINE/


Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.