DYLON

Kryetari Sinani pjesë e një panairi në Turqi

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i komunës së Kamenicës, Begzad Sinani, po merr pjesë në Panairin e Planifikimit Urbanistik dhe të Teknologjisë së Qyteteve që po zhvillohet në Antalya të Turqisë.

Ky panair është organizuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës dhe Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Stamboll. Panairi në të cilin po merr pjesë edhe kryetari Sinani mbahet nga data 1 prill deri më 3 prill 2015.

EkoHigjiena

Ashtu si në panaire të tjera të këtij lloji, komuna e Kamenicës e përfaqësuar nga kryetari Sinani, do të adresojë sfidat e e kësaj komune në planifikimin urbanistik dhe teknologji si dhe do të shkëmbehen përvojat me pjesëmarrësit në këtë panair. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.