/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Kamenicës Begzad Sinani sot priti në takim njërin ndër organizatoret e parë të turnirit tradicional “Rogana 2015”, .Jeton Kryeziu, i cili e njoftoi atë rreth organizimit te turnirit tradicional në Roganë. Gjatë këtij viti turniri tradicional “Rogana 2015” do të organizohet për nder të 16 vjetorit të rënies së dëshmorëve të Roganës “Selver & Emin Kryeziu”.
Organizatorë njoftuan kryetarin se turniri në Roganë ka marrë përmasa aq të mëdha saqë këtë vit interesimi është nga gjitha pjesët e Kosovës nga Shkupi e Lugina e Preshevës. Njëherë organizatorë falënderuan kryetarin për ndihmën që me vite të tera ka ndihmuar rreth organizimit këtë turnir. Andaj në shenjë respekti ndanë mirënjohje kryetarit Sinani për mbështetjen që po i bënë sportistëve të komunës së Kamenicës e në veçanti turnirit tradicional “Rogana”.
Kryetari Sinani i falënderoi organizatorët për organizimin dhe spektaklin, emocionet që po i sjellin qytetarëve e sidomos mërgimtarëve për gjatë një muaji të tërë dhe njëherësh iu premtojë përkrahje institucionale të vazhdueshme për organizimet të tilla që po i sjellin vendit. /2L ONLINE/