DYLON

Kryetari Sinani merr pjesë në konferencën e parë rajonale në Shkup

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Nga data 26-27 nëntor në Shkup, mbahet konferenca e parë Rajonale me projektin: “Mbrojtja e Minoriteteve në Evropën Juglindore” . Në konferencë pos komitetit drejtues të projektit edhe përfaqësues të e 36 bashkive të përzgjedhura dhe përfaqësuesit e Këshillit të Evropës.

EkoHigjiena

Projekti në fjalë përfshin një skemë grantesh për të mbështetur 36 njësi të pushtetit vendor në përgatitjen e përgjigjeve konkrete për eliminimin e pengesave në zbatimin e të drejtave të minoriteteve në nivel lokal, të cilat do të përforcohen me asistencë të rregullt teknike në terren nga Këshilli i Evropës.

Njësitë e pushtetit vendor janë përzgjedhur nëpërmjet një procedure të hapur, në bazë të kritereve të paracaktuara. Granti për çdo njësi arrin deri në 18.000 euro, nga të cilat 10% janë kontribut i autoriteteve vendore për buxhetin e përgjithshëm të projektit.

Konferenca në fjalë,po ashtu do të shërbej si vend takimi, ku përfaqësuesit e bashkive të përzgjedhura do të nënshkruajnë zyrtarisht marrëveshjet për grantet e vogla, të cilat hapin rrugën e zbatimit të projektit në terren. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.