DYLON

Kryetari Sinani mbështet prodhuesit vendorë

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Kryetari i Kamenicës Begzad Sinani, i shoqëruar edhe nga nënkryetari Fatmir Matoshi dhe Drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporës Fatmir Krasniqi dhe zyrtarë të tjerë komunal, vizituan ETC-në në Kamenicë në kuadër të Javës së prodhimeve vendore të organizuar nga kjo qendër tregtare.

Ata u informuan nga Fidan Poroshtica, menaxher i kësaj qendre lidhur me hapësirën që u është krijuar prodhimeve vendore në këtë Qendër Tregtare.

EkoHigjiena

“Jam jashtëzakonisht i kënaqur nga kjo që pash sot në këtë qendër tregtare dhe nga hapësira shumë e madhe e mbushur me prodhime vendore dhe ky është një tregues i qartë se ne po avancojmë si shtet drejt zhvillimit ekonomik me hapa të sigurt. Unë dëshiroj të ftoj edhe të gjithë prodhuesit e tjerë të Kamenicës që të sjellin produktet e veta këtu sepse stafi udhëheqës i kësaj qendre u shpreh shumë i gatshëm për të mbështetur prodhuesit vendor” tha kryetari Sinani me këtë rast./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.