DYLON

Kryetari Sinani interesohet për fermerë të komunës së Kamenicës

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Kryetari i Komunës së Kamenicës Begzad Sinani, gjatë fundjavës ka vizituar disa fermerë të komunës, ku është njohur më për së afërmi më veprimtarinë e tyre.

Sinani ka vizituar, fermerin Ibrahim Kosumi nga Tygjevci, pastaj fermerin Rexhep Cakolli, Hazir Mustafa, Milaim Demolli, ndërsa ai ka vizituar disa fermerë edhe në fshatrat Karaqevë e Epërme, Karaqevë e Poshtme dhe Novosellë.

EkoHigjiena

Kryetari Sinani ka falënderuar të gjithë fermerët që me kontributin e tyre në këtë sektor, po bëjnë që komuna e Kamenicës, të njohë suksese edhe në këtë fushë.

Duke iu premtuar bashkëpunim dhe përkrahje të vazhdueshme, kryetari Sinani u njoh me nevojat dhe kërkesat e fermerëve.

“Fermerët falënderuan kryetarin që në çdo kohë është pranë tyre si dhe u shprehën të kënaqur me angazhimin e drejtpërdrejtë të kryetarit me njohjen e kërkesave të tyre”, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të komunës së Kamenicës. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.