DYLON

Kryetari Sinani inspekton punimet në rrugët e Kamenicës

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së kamenicës Begzad Sinani së bashku me nënkryetarin Fatmir Matoshi, sot kanë vizituar punimet në riasfaltimin dhe mbushjen e gropave në rrugët regjionale të Kamenicës.

Aktualisht po bëhet riasfaltimi i rrugës nga Hodonoci deri në Domoroc ndërsa do të vazhdoj në rrugën Roganë – Karaqevë dhe Roganë – Hogosht. Pas këtyre rrugëve do të bëhet mbushja e gropave për Tugjec, Strezoc dhe Busavatë.

EkoHigjiena

Kryetari Sinani me këtë rast tha se është një e arritur e madhe që tashmë Komuna e Kamenicës është regjion në vete dhe asnjëherë më parë nuk ka pasur investime kaq të mëdha në mirëmbajtjen e rrugëve/ “Ne do të jemi gjithnjë pranë qytetarëve dhe kompanisë për të lehtësuar punët që po kryhen” tha kryetari Sinani.

Punët në riasfaltimin dhe mbushjen e gropave po i udhëheq kompania ” Jaha Company” nga Podujeva. /2L ONLINE/


Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.