/2L ONLINE/ – Kryetari i komunës së Kamenicës, Begzad Sinani ka inspektuar punimet e rrugës në lagjen “Çamëria” ku po bëhet ndërhyrje pas rrëshqitjeve, si pasojë e vërshimeve të fundit në këtë pjesë të qytetit.
Kryetari Sinani u shpreh se ndërtimi i rrugës alternative në këtë lagje, do të mundësojë lëvizje të lirë të qytetarëve të kësaj lagjeje.
“Kemi qenë të obliguar që të ndërhyjmë në këtë pjesë të vendit pas rrëshqitjeve që kanë ndodhur si pasojë e reshjeve të fundit. Jemi të kënaqur me punën që po bëhet këtu dhe shpresojmë që së shpejti edhe qytetarët e kësaj pjese, do t’i gëzohen rrugës së re”, tha veç tjerash kryetari Sinani./2L ONLINE/