DYLON

Kryetari Sinani fton qytetarët e Kamenicës të mos e lëshojnë vendin

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Kryetari i Komunës së Kamenicës Begzad Sinani, sot ngriti shqetësimin me vazhdën e migrimit ilegal të qytetarëve të komunës së Kamenicës. Kryetari Sinani ka ftuar qytetarët e Kamenicës të mos lëshojnë vendin. “Bashkë t’i kalojmë sfidat dhe ta ndërtojmë të tashmen dhe të ardhmen tonë”, ka thënë Sinani.

Në mbledhjen e Bordit të Drejtorëve, kryetari Sinani bëri apel që të bëhet gjithçka që është e mundur në mënyrë që qytetarët kamenicas të ndalojnë migrimin, duke vënë në pah se ashtu si në gjithë Republikën e Kosovës, edhe në komunën e kamenicës një dukuri e tillë ka marrë përmasa shqetësuese.

EkoHigjiena

“Duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur që çdo qytetari në vendin tonë, t’i tregohet se me gjithë sfidat e shumta, ne duhet të bëjmë përpjekje të vazhdueshme dhe bashkërisht që të tashmen dhe të ardhmen, ta ndërtojmë në vendin tonë dhe për vendin tonë që kemi dhënë aq shumë”, ka thënë veç tjerash kryetari Sinani. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.