DYLON

Kryetari Rahimaj viziton nga afër punimet që po bëhen në rinovimin e brendshëm të Gjimnazit “Ismail Qemali”

Kryetari Rahimaj viziton nga afër punimet që po bëhen në rinovimin e brendshëm të Gjimnazit “Ismail Qemali”
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj së bashku me ekipin e tij kanë vizituar gjimnazin “Ismail Qemali”, në Kamenicë, ku po vazhdojnë punimet në rinovimin e brendshëm të tij.

Vlera e kontratës së nënshkruar për rinovimin e këtij objekti kap shifrën e 354,000 eurosh dhe do t’i jap një pamje të re gjimnazit.

EkoHigjiena

Rinovimi në fjalë do të përfshijë kabinete moderne të të gjitha fushave, klasa të hapura dhe bashkëkohore, byfe dhe kënd për rekreacion si dhe zyra e ambiente moderne.

Investimi në fjalë po bëhet nga Ministria për Arsim, Shkencë, Teknologji dhe Inovacion, si dhe si investim vie menjëherë pas transformimit të plotë si rrjedhojë e rinovimit të jashtëm që është bërë në gjimnazin “Ismail Qemali”. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.