DYLON

Kryetari Rahimaj takon përfaqësues të OJQ “AKC”, diskutojnë për bashkëpunime që forcojnë bashkëjetesën ndërmjet komuniteteve

Kryetari Rahimaj takon përfaqësues të OJQ “AKC”, diskutojnë për bashkëpunime që forcojnë bashkëjetesën ndërmjet komuniteteve
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka pritur në takim menaxherin e OJQ “AKC” në Graçanicë, Marko Trajkovic si dhe dy përfaqësuese të kësaj organizate.

I pari i komunës ka thënë se Kamenica njihet për bashkëjetesë të mirë mes komuniteteve, andaj sipas tij bashkëpunimi me këtë organizatë është i mirëpritur.

EkoHigjiena

“Një nga vlerat më të mëdha të Kamenicës është bashkëjetesa ndërmjet komuniteteve, e që besoj se kjo vlerë duhet të jetë model për komunat tjera. Kjo është si rezultat i institucioneve komunale por edhe i kulturës qytetare.

Andaj është e nevojshme të bëjmë hapin e dytë që ka për qëllim zhvillim të qëndrueshëm të përbashkët mes komuniteteve. Zhvillimi i përbashkët e forcon edhe më shumë bashkëjetesën dhe tolerancën, kështu që mirëpres çdo bashkëpunim që ka të bëjë me këtë qëllim”- ka thënë Rahimaj.

Edhe menaxheri i kësaj organizate, Marko Trajkovic u shpreh se është i gatshëm që të bashkëpunoj me Komunën e Kamenicës, duke zhvilluar projekte që forocojnë edhe më shumë bashkëjetesën në mes komunitetesh. /2LONLINE/