DYLON

Kryetari i Kamenicës priti në takim zëvendësministrin e parë të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal

Kryetari i Kamenicës priti në takim zëvendësministrin e parë të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal
Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me stafin e tij, priti në takim zëvendësministrin e parë të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal (MZHR), Ali Dula, me të cilin diskutoi për bashkëpunimin ndërinstitucional dhe avancimin e projekteve kapitale që po realizohen në komunën tonë.

Gjatë takimit u shkëmbyen biseda dhe diskutime për rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet nivelit qendror dhe atij lokal, koordinimin institucional dhe mbështetjen për realizimin e projekteve që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kamenicës.

EkoHigjiena

Kryetari Rahimaj vlerësoi bashkëpunimin me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes institucionale për realizimin e projekteve që u përgjigjen nevojave të qytetarëve dhe kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të komunës.

Pas takimit, përfaqësuesit institucionalë vizituan nga afër dy projekte kapitale që po realizohen në bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe Komunës së Kamenicës: “Parku i Aventurave” dhe “Parku Teknologjik”.

Gjatë vizitës, u panë nga afër punimet në Parkun e Aventurave si dhe hapësirat moderne të Parkut Teknologjik i cili tashmë për dy vite radhazi vazhdon me përgaditjen e të rinjve dhe trajnimin e tyre në fushën e IT-së.

Zëvendësministri i parë, Ali Dula, përgëzoi Kryetarin Rahimaj për punët e mira që po realizon në Kamenicë e po ashtu rikonfirmoi përkushtimin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal për vazhdimin e bashkëpunimit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.