DYLON

Kryetari Rahimaj pret në takim zëvendësministrin e Mbrojtjes, Shemsi Syla

Kryetari Rahimaj pret në takim zëvendësministrin e Mbrojtjes, Shemsi Syla
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me Nënkryetarin Faton Jakupi, Drejtorin e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Kujtim Kallaba, si dhe Drejtorin e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Afrim Dervishi, kanë pritur në takim zëvendësministrin e Mbrojtjes, Shemsi Syla, së bashku me këshilltarin e tij politik, Hajriz Sejdiu, si dhe Nënkolonelin e FSK-së nga Drejtoria e Politikave, Veli Murati.

Temë e diskutimit në këtë takim ishte çështja e sigurisë në përgjithësi dhe menaxhimit të situatës në rast të fatkeqësive.

EkoHigjiena

I pari i komunës, Kadri Rahimaj, ka falënderuar zëvendësministrin Ministrin Syla për takimin, duke thënë se bashkëpunimi i komunës me nivelin qendror deri më tani ka qenë i shkëlqyeshëm.

“Falënderoj zëvendësministrin Syla për vizitën. Ne jemi të hapur si komunë për të bashkëpunuar me nivelin qendror për caktimin e agjendave në raport me sigurinë. Poashtu jemi të gatshëm të bashkëpunojmë për organizimin e trajnimeve dhe sesioneve për të rinj, në mënyrë që të jenë më të përgatitur në rast të ndonjë fatkeqësie”, është shprehur Kryetari Rahimaj.

Edhe nga ana e tij zëvendësministrin Syla ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim për çështjet e sigurisë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.