Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, bashkë me drejtorë komunal kanë pritur në takim ekipin nga Komuna e Mustafa Kemal Pashës së Turqisë. Të pranishëm nga ekipi turk ishin Deniz Derya Kanar-Nënkryetar i Komunës në fjalë, Jusuf Durmus-asambleist si dhe Necip Sen, Kryetar i Shoqatës “Rumelia”.
Ata kanë diskutuar rreth bashkëpunimeve të mundshme ndërkomunale si dhe për shpeshtimin e vizitave të tilla për të diskutuar dhe ndarë eksperiencat e mia në sektorë të ndryshëm e sidimos në atë të arsimit dhe bujqësisë.
Kujtojmë se komunat tashmë janë të binjakëzuara, dhe do të ketë edhe në të ardhmen aktivitete të cilat do të organizohen në bashkëpunim. /2LONLINE/