DYLON

Kryetari Rahimaj nënshkruan marrëveshje në vlerë 350 mijë euro me Ministrin Peci

Kryetari Rahimaj nënshkruan marrëveshje në vlerë 350 mijë euro me Ministrin Peci
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka nënshkruar marrëveshje me Ministrin e Bujqësisë, Faton Peci për ndërtimin e pendës në Muqiverc.

I pari i komunës ka thënë se kjo marrëveshje përfshin zgjerimin dhe rehabilitimin e sistemit të ujitjes në Kamenicë.

EkoHigjiena

“350,000€ investime në sistemin e ujitjes në Komunën e Kamenicës

“Toka të mbjellura” ishte sllogani që kishim për Bujqësinë në fushatë. Ndërsa sot kemi nënshkruar një nga projektet më të mëdha në histori për bujqësinë e Kamenicës.

Marrëveshja e nënshkruar sot me Ministrin e Bujqësisë z. Faton Peci, do të sigurojë ndërtimin e pendës në Muqivërc, si dhe zgjerimin e rehabilitimin e sistemit të ujitjes në komunën tonë.

Sigurimi i kushteve sa më të mira për bujqit, na siguron prodhime vendore që prekin edhe tregjet e huaja.

Falënderoj drejtorin Shpend Morina, për kontributin e dhënë për arritjen e marrëveshjes”, ka thënë Rahimaj. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.