DYLON

Kryetari Rahimaj nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Ministrin Krasniqi për mbështetje infrastrukturore për komunitete

Kryetari Rahimaj nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Ministrin Krasniqi për mbështetje infrastrukturore për komunitete
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj së bashku me Ministrin Elbert Krasniqi kanë nënshkruar Marrëveshjen në kuadër të programit për mbështetje infrastrukturore për komunitete.

Rahimaj ka thënë se në kudër të kësaj marrëveshje do të bëhet asfaltimi i rrugës kryesore “Ekzodi” në Berivojcë në vlerë prej 50 mijë Euro.

EkoHigjiena

“Sot bashkë me Ministrin Elbert Krasniqi, kemi nënshkruar Marrëveshjen në kuadër të programit për mbështetje infrastrukturore për komunitete. Në kuadër të kësaj marrëveshje do të bëhet asfaltimi i rrugës kryesore “Ekzodi” në Berivojcë, në vlerë prej 50.000€. Për ne është e rëndësishme që të krijojmë mundësi bashkëpunimi edhe me nivelin qendror në mënyrë që të përmirësojmë kualitetin e jetës për qytetarët tanë.  Vazhdojmë me punë të mira”, ka thënë ai.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.