DYLON

Kryetari Rahimaj mori pjesë në konferencën “Greening from the Ground Up” në Valencia të Spanjës

Kryetari Rahimaj mori pjesë në konferencën “Greening from the Ground Up” në Valencia të Spanjës
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me kryetarin e Gjilanit, Alban Hyseni si dhe deputeten e Kuvendit të Kosovës, Fitore Pacolli, kanë marr pjesë në konferencën “Greening from the Ground Up “, by European Greens, financuar nga Parlamenti Evropian, në Valencia të Spanjës.

I pari i komunës së Kamenicës ka thënë se në këtë konferencë përveç shkëmbimit të ideve të rëndësishme, takimeve me përfaqësues të shteteve evropiane, kanë prezantuar edhe projekte të cilat pritet të realizohen në Kamenicë dhe Gjilan.

EkoHigjiena

Rahimaj poashtu tha se në këtë konferencë është bërë e ditur edhe nisma e Qeverisë së Republikës së Kosovës ‘Karta për Komunën e Gjelbër dhe të Qëndrueshëm’.

“Me deputeten Fitore Pacolli , kryetarët Alban Hyseni dhe Qemajl Aliu, konferencën në Valencia të Spanjës, po e shfrytëzojmë duke takuar përfaqësues të shteteve të ndryshme dhe duke bërë thirrje për shtetin e Spanjës që t’a njohë Pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Rahimaj. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.