Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, parashkollorët e SHFMU “Dëshmorët e Kombit” kanë vizituar kryetarin e Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, në zyrën e tij.
Nën përcjelljen e edukatores Burbuqe Rahimaj, të vegjëlit kanë parë nga afër hapësirat komunale si dhe kanë pasur mundësinë të bëjnë pyetje për Kryetarin Rahimaj. /2LONLINE/