DYLON

Kryetari Rahimaj merr pjesë në Konferencën e Biomasës së Europës Qendrore në Graz

Kryetari Rahimaj merr pjesë në Konferencën e Biomasës së Europës Qendrore në Graz
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, po merr pjesë në Konferencën e Biomasës së Europës Qendrore (CEBC 2026), e cila po mbahet në Graz të Austrisë. Ai po përfaqëson komunën së bashku me anëtarët e ekipit, Uran Berisha dhe Shpend Morina, në këtë ngjarje dyditore që konsiderohet ndër më të rëndësishmet në Evropën Qendrore në fushën e biomasës.

Sipas Kryetarit Rahimaj, pjesëmarrja në këtë konferencë i ofron Kamenicës një mundësi të rëndësishme për të parë mundësitë e investimit në sektorin e biomasës, bashkëpunime potenciale me partnerët evropianë, si dhe për të shfaqur progresin e bërë përmes projektit SUNREED, në të cilin ka qenë e përfshirë edhe Komuna e Kamenicës.

EkoHigjiena

Konferenca CEBC 2026, e cila në fokus të sesioneve të saj ka edhe Kosovën, shërben si platformë për diskutimin e politikave të përmirësuara, investimeve dhe teknologjive moderne që synojnë rritjen e përdorimit të qëndrueshëm të biomasës.

Delegacioni nga Kosova po merr pjesë në këtë konferencë me propozim të organizatës CNVP, e cila implementon projektin SUNREED. Në këtë kuadër, Komuna e Kamenicës e ka parë pjesëmarrjen si një platformë për të shkëmbyer praktikat më të mira, për të forcuar bashkëpunimin rajonal dhe për të avancuar dialogun e politikave mbi standardet dhe zhvillimin e projekteve që në thelb kanë përdorimin e biomasës.

Kryetari Rahimaj bëri të ditur se Komuna e Kamenicës tashmë ka të përfunduar edhe studimin e fizibilitetit për ngrohtoren e qytetit. Ai theksoi se së bashku me anëtarët e ekipës së tij po kthehet nga kjo konferencë me ide të reja për investime dhe bashkëpunime që synojnë progres dhe zhvillim për Komunën e Kamenicës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.