DYLON

Kryetari në largim me IT vizatime – nëpër vazhdën e dështimeve skandaloze

Kryetari në largim me IT vizatime – nëpër vazhdën e dështimeve skandaloze
Avatar photo Redaksia

Kryetari në largim me IT vizatime – nëpër vazhdën e dështimeve skandaloze

/Xhevat Bekteshi kandidat për Asamblenë Komunale të Gjilanit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)/

Dje, stafi i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Gjilan është urdhëruar nga kryetari i komunës, Alban Hyseni, që të largohet punonjësit menjëherë nga objekti ku shërbejnë prej vitit 2000 – një hapësirë ku ofrohen shërbime jetike shëndetësore dhe sociale për qytetarët e Gjilanit.

Çfarë po ndodh realisht?

• Një objekt që nuk është pronë e komunës, por e Ministrisë, po përdoret pa leje dhe pa vendim zyrtar për të vendosur kabinetin e kryetarit dhe stafit të tij.

• Stafi i shëndetësisë po detyrohet të largohet pa afat të përcaktuar dhe pa dokumentacion të rregullt, duke rrezikuar seriozisht funksionimin e shërbimeve publike dhe të drejtën e qytetarëve për kujdes shëndetësor dhe social.

• Largimi i paisjeve dhe dokumentacionit pa procesverbal mund të sjellë pasoja ligjore dhe dëme operative të mëdha.

Kjo është një menaxhim i papërgjegjshëm dhe i paligjshëm, që nuk duhet të kalojë pa përgjegjësi!

Qytetarë të Gjilanit, kini kujdes! Ky është vetëm fillimi i projektit të ri që synon të zhveshë komunën nga hapësirat e saj dhe të shkatërrojë shërbimet publike. Transparenca dhe respekti për ligjin duhet të jenë kryefjala, jo arroganca dhe vendimmarrje jashtë çdo norme.

Punonjësit kërkojnë:

Respektimin e pronësisë së institucioneve dhe ligjeve në fuqi.

Sigurimin që shërbimet shëndetësore dhe sociale të funksionojnë pa ndërprerje.

Një proces të qartë dhe transparent për çdo vendim që prek jetën e qytetarëve.

Mos lejoni që menaxhimi i dobët dhe vendimet arbitrare të dëmtojnë qytetin,ambientin,jetën dhe shëndetin tuaj!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.