DYLON

Kryetari Lutfi Haziri dënon aktin e djegies së shtëpisë së Svetozar Cvetkovic

Kryetari Lutfi Haziri dënon aktin e djegies së shtëpisë së Svetozar Cvetkovic
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka dënuar aktin e djegies së shtëpisë private të Svetozar Cvetkovic, në fshatin Cernicë. Në reagimin e Hazirit, thuhet:

“Mbrëmë nga Njësia e Zjarrfikësve dhe Policia e Kosovës jemi njoftuar për një zjarr në shtëpinë e Svetozar Cvetkovic, në fshatin Cernicë dhe ekipet komnale kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Sipas shërbimeve të Komunës, shërbimeve të preventivës dhe Inspekcionit, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes, zjarri është shkaktuar nga pakujdesia nga një grup i të rinjve, të cilët pa leje kanë hyrë dhe shfrytëzuar shtëpinë private.

EkoHigjiena

Hetimet po vazhdojmë dhe në emër të Komunës së Gjilanit e dënoj aktin dhe kërkoj nga organet e drejtësisë që ta thonë fjalën e tyre sa më shpejtë. Ekipet e Komunës janë autorizuar që ta bëjnë vlerësimin e dëmeve të pronës”, thuhet në reagim.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.