• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Gjilan Info+

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli vizitoi Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan

Redaksia 2LONLINE 7 Mars, 2017 2 min
 Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli vizitoi Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan
Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli vizitoi Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli së bashku me këshilltarin tij kryesor Ilmi Ramadani, kanë vizituar Universitetin “Kadri Zeka”, ku janë pritur nga rektori Bajram Kosumi, prorektorët, dekanët dhe sekretari i përgjithshëm i Universitetit.

Pavarësimi i Universitetit nga MASHT, gjetja e një zgjidhjeje për kampusin universitar, rritja e buxhetit, rritja e numrit të punëtorëve të lejuar për punësim, si stafit akademik edhe atij administrativ, ishin çështjet kryesore që u diskutuan në këtë takim.

Paraprakisht Rektori Bajram Kosumi prezantoi para Kryetarit të Kuvendit të arriturat që janë shënuar dhe sfidat me të cilat ballafaqohet ky universitet.

Ai e falënderoi kryetarin Veseli për interesimin e vazhdueshëm dhe mbështetjen që po i bënë Universitetit “Kadri Zeka”, duke kërkuar nga ai që t’i adresoj shqetësimet që janë ngritur në këtë takim të cilat kërkojnë përgjigje nga institucionet qendrore.

Me këtë rast Kryeparlamentari Veseli është impresionuar me të arriturat e UKZ-së, si universitet me katër vite themelim, dhe ka ofruar mbështetje në zhvillimin e mëtutjeshëm.

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, më pas ka takuar Kryetarin e Parlamentit të Studentëve Mehmet Zylfiu dhe disa nga studentët e Universitetit “Kadri Zeka”, me të cilët ka diskutuar rreth shqetësimeve që ata kanë.

Ai u ka thënë studentëve se institucionet e vendit janë duke punuar për zgjidhjen e problemeve që i shoqërojnë institucionet arsimore në përgjithësi në ngritjen e cilësisë dhe eliminimin e defekteve burokratike, derisa ka kërkuar që të ketë një angazhim nga të gjithë për të përmirësuar gjendjen që ka të bëjë me tregun e punës për të rinjtë që studiojnë dhe përfundojnë shkollimin adekuat.

Etiketa:aktuale Gjilan Kadri Veseli Kadri Zeka kryesore Kryetari i Kuvendit Universitetin
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
N'rrjet

Arijeta Rexhepi kandidon për Kryetare të Grave në Vetëvendosje, Qendra Gjilan

18 Gusht, 2022
Gjilan

Për Bresalcin dhe fshatrat përreth do të planifikohen investime në buxhetin e

18 Gusht, 2022
Nacionale

Kryeministria: Deklaratë mbi takimin e sotëm në Bruksel

18 Gusht, 2022
Policia

IPK rekomandoi suspendimin e dy zyrtarëve policorë

18 Gusht, 2022
Lajme të ngjashme

Arijeta Rexhepi kandidon për Kryetare të Grave në Vetëvendosje, Qendra Gjilan

18 Gusht, 2022

Për Bresalcin dhe fshatrat përreth do të planifikohen investime në buxhetin e vitit 2023

18 Gusht, 2022

SC Gjilani ka përmbyllur bashkëpunimin me futbollistin Blerim Krasniqi, ai do të angazhohet te CS Mioveni rumun

18 Gusht, 2022

Në takim u diskutua rreth sigurisë në komunitet

18 Gusht, 2022

Mbahet takimi me qytetarë për Projekt-Buxhetin për vitin 2023 në fshatin Ajnoc

18 Gusht, 2022

Ministri Mehaj ka pritur në takim komandantin e Gardës Kombëtare të IOWA-s, gjeneral major Ben Corell

18 Gusht, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com