• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

Kryetari Konjufca dhe drejtoresha e NDI-së, Soderberg, nënshkruan memorandum mirëkuptimi

Redaksia 2LONLINE 14 Mars, 2023 3 min
 Kryetari Konjufca dhe drejtoresha e NDI-së, Soderberg, nënshkruan memorandum mirëkuptimi

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga shefi i Kabinetit Ilir Kërçeli dhe këshilltarët, ka pritur sot në një takim drejtoreshën e Institutit Kombëtar Demokratik (NDI), Nancy Soderberg.

Gjatë takimit u bisedua për projektet e deritanishme të NDI-së dhe aspektet e zgjerimit të bashkëpunimit të ndërsjellë në të ardhmen, me fokus në fushën e transparencës, hulumtimeve parlamentare dhe ngritjen e kapaciteteve ligjvënëse.

Me këtë rast u nënshkrua edhe memorandumi i mirëkuptimit në mes të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Institutit Kombëtar Demokratik (NDI) në Kosovë në lidhje me themelimin e Institutit Parlamentar, avancimin e mbikëqyrjes dhe transparencën në Kuvend.

Kryetari Konjufca shprehu mirënjohje për rolin dhe kontributin e çmuar të NDI-së në drejtim të konsolidimit dhe forcimit të kapaciteteve legjislative dhe institucioneve demokratike shtetërore, duke ritheksuar gatishmërinë e Kuvendit për intensifikimin e bashkëpunimit. Ai vuri në dukje se në saje bashkëpunimit të ngushtë të stafit të Kabinetit dhe atij të NDI-së është arritur mbështetja më e madhe deri më tani për Kuvendin nga ky Institut dhe USAID.

Nga ana e saj, drejtoresha Soderberg e falënderoi Kryetarin e Kuvendit për pritjen dhe vuri theksin në rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit me Kuvendin dhe institucionet e tjera, në funksion të efikasitetit dhe fuqizimit të legjislativit, si dhe forcimit të demokracisë në Republikën e Kosovës.

Qëllimi i përgjithshëm i memorandumit është të fuqizojë barazinë gjinore, qeverisjen llogaridhënëse dhe integritetin e informacionit. Projekti synon të ofrojë asistencë teknike të bazuar në hulumtim dhe në formë strategjike t’i kontribuojë përkrahjes së avancimit të gjithëpërfshirjes, lidershipit politik të grave, të avancojë shërbimet profesionale të Kuvendit, transparencën parlamentare dhe mbikëqyrjen e ekzekutivit. /2LONLINE/

Etiketa:drejtoresha e NDI-së Kryetari Konjufca Memorandum Mirëkuptimi
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Policia

Transporton mish përmes rrugëve ilegale, arrestohet nga policia përkundër tentativës që t’iu

6 Qershor, 2023
Art/Kult

Kryeministri Kurti: Dëshiroj që ky panair të ketë ndikim mendor e shpirtëror

6 Qershor, 2023
Gjilan

Gjilan: Aktivitete rreth javës së sigurisë në komunitet

6 Qershor, 2023
Art/Kult

Pjesë e Panairit të Librit edhe Shtëpia Botuese “Beqir Musliu” nga Gjilani

6 Qershor, 2023
Lajme të ngjashme

Memorandum Mirëkuptimi me qëllim të angazhimit të fëmijëve me nevoja të veçanta në aktivitete sportive

10 Janar, 2023

Memorandum Mirëkuptimi mes Komunës së Kamenicës dhe D+

18 Gusht, 2022

Kryetari Konjufca: Populli i Kosovës përherë mirënjohës ndaj ish-Sekretares Albright

24 Mars, 2022

Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca priti në takim ambasadorin e BE-së,Tomas Szunyog

20 Tetor, 2021

Kryekuvendari, kryeministri dhe ambasadori britanik nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi

17 Qershor, 2021

Do të ndihmohen familjet në nevojë për fillimin e bizneseve të vogla familjare

9 Prill, 2021

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com