Kryetari komunës Sokol Haliti mbajti debatin publik me qytetarë

/2L ONLINE/ – Bazuar në udhëzimin administrativ për transparencë në komuna, ku parashihet që çdo vit komuna, të mbajë së paku 2 takime publike për çështje në interes të përgjithshëm brenda vitit kalendarik, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka mbajtur sot debatin e tij publik me qytetarë për të shpalosur punën e tij gjatë periudhës së parë të këtij viti.

Ai më këtë rast ka shpalosur raportin e punës, duke përmendur të arriturat dhe sfidat e këtij gjashtë mujori. Duke folur për të arriturat e komunës që ai drejton, Haliti ka theksuar se është për të qenë një qeveri me rezultate pozitive, duhet të instalohet një formë e mirë e bashkëpunimit edhe me qytetarë.

”Dhe për këtë, komuna e Vitisë është e përkushtuar që të ketë bashkëpunimin e mirë si me qytetarë, po ashtu edhe me gjitha instancat tjera. “Jemi te përkushtuar që çdo qytetar të përfitoj nga puna e qeverisjes komunale. Ne falënderojmë të gjithë për kontributin, si donatorët dhe organizatat e shumta të huaja, gjithashtu edhe instancat tjera, me te cilët komuna , ka realizuar shume projekte te ndryshme të përbashkëta për të ngritur cilësinë e jetës për qytetarët të kësaj komune. Qeveria komunale edhe këtë vit kishte për qëllim që të ofroj një jete me të mirë për te gjithë qytetarët, duke ngritur cilësinë e shërbimeve publike, ne arsim dhe rritjen e mirëqenies së përgjithshme përmes investimeve ne sektor të ndryshme, si ne bujqësi, ekonomi, arsim, kulturë e sektorë të tjerë”, ka thënë Haliti.

Ai më tej ka thënë se puna e qeverisjes komunale, është fokusuar ne këto prioritete siç janë: bujqësia, shëndetësia , infrastruktura lokale, shërbimet publike, zhvillimi ekonomik dhe jeta kulturore e sportive. Po ashtu , ka potencuar rëndësinë e angazhimit të gjithanshëm ne drejtim të rritjes së kualitetit dhe mirëqenies ne përgjithësi për gjithë qytetarët. Përmes këtij debati, qytetarët patën mundësin për të adresuar çfarëdo pyetje dhe nevoje me të cilat ata përballën në vendbanimet e tyre, të cilave ju është përgjigjur kryetari.

Pyetjet që u parashtruan nga qytetarët kishin të bënin me mundësin e investimeve , respektivisht për instalimin e energjisë elektrike në fshatin Mjak, për çka kryetari Haliti tha se Institucionet lokale janë shumë të interesuara që në këtë lokalitet ta rikthejnë jetën. Pyetje të tjera kishin të bënin edhe me fusha të tjera, mundësi të investimeve në subvencione, në aktivitete rinore etj. Takimet me publikun janë forma më e rëndësishëm për rritjen e transparencës dhe llogaridhënies së komunave që i shërbejnë qytetarëve për tu informuar mbi zhvillimet brenda komunës. /2L ONLINE/

KOMENTE