DYLON

Kryetari Kastrati nënshkruan tri marrëveshje me Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë

Kryetari Kastrati nënshkruan tri marrëveshje me Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë
Avatar photo Redaksia

Komuna e Kamenicës ka lidhur marrëveshje me Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë.

I pari i komunës, Qëndron Kastrati dhe Drejtori Menaxhues i Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, Admir Shala, kanë nënshkruar tri marrëveshje.

Shkolla “Skënderbeu” në Kopernicë, Objekti i Zjarrfikësve, si dhe Komuna e Kamenicës, janë përfitues të këtyre tri marrëveshjeve të nënshkruara, ku për këto objekte do të do të ofrohen shërbime profesionale që rezultojnë në kursim të energjisë dhe buxhetit, si dhe për t’i përmirësuar nivelet e komoditetit dhe standardet e jetesës për përdoruesit.

EkoHigjiena

Kastrati ka thënë se me këto marrëveshje do të ofrohen kushte më të mira në objektet komunale.

“Ofrimi i kushteve më të mira në objektet komunale ndikon në kualitetin e punës. Jemi të përkushtuar që duke kursyer energji dhe buxhet të përmirësojmë standardet e jetesës në komunën tonë”, është shprehur ai. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.