DYLON

Kryetari i Vitisë viziton Misionin Katolik Shqiptar në Sirnach dhe Shoqatën “Stublla” në Zvicër

Kryetari i Vitisë viziton Misionin Katolik Shqiptar në Sirnach dhe Shoqatën “Stublla” në Zvicër
Avatar photo Redaksia

Në vazhdën e takimeve të shumta që po zhvillon në Zvicër, Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, pasditen e sotme u mirëprit në Misionin Katolik Shqiptar në Sirnach, si dhe në Shoqatën Kulturore “Stublla” në Zvicër.

Gjatë kësaj vizite, Kryetari Haliti u prit nga misionari i misionit, Dom Marjan Demaj, si dhe nga kryetari i shoqatës, Nue Uka. Po ashtu, në këtë takim ishte i pranishëm edhe kryetari i Ansamblit “Arbëreshë”, Avgustin Ukaj, të cilët e njoftuan nga afër me aktivitetet dhe angazhimet e tyre në shërbim të komunitetit shqiptar në diasporë.

EkoHigjiena

Me këtë rast, Kryetari Haliti ndau mirënjohje për Shoqatën “Stublla” në Zvicër, për kontributin e saj të çmuar të dhënë për vendlindjen, nëpërmjet realizimit të shumë projekteve me rëndësi për komunitetin.

Në këtë vlerësim u përfshi edhe bashkëpunimi i ngushtë që shoqata ka me Misionin Katolik Shqiptar në Sirnach dhe Ansamblin “Arbëreshë”, si dhe veprimtaria e saj e shtrirë në shtete të tjera si Gjermania, Austria dhe Italia.

Ai theksoi rëndësinë e rolit të diasporës në zhvillimin dhe afirmimin e vendit, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejmë institucional në projekte me interes të përbashkët.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.