DYLON

Kryetari i Vitisë viziton Misionin Katolik Shqiptar në Luzern

Kryetari i Vitisë viziton Misionin Katolik Shqiptar në Luzern
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, po zhvillon një vizitë zyrtare në Zvicër.

Në ditën e parë të qëndrimit, ai vizitoi qytetin e Luzern, ku u prit në Misionin Katolik Shqiptar në Luzern, i udhëhequr nga Dr. Don Anton Uka.

EkoHigjiena

Haliti u mirëprit përzemërsisht nga Don Anton Uka, i cili e njoftoi nga afër me veprimtarinë, angazhimet dhe aktivitetet e misionit në shërbim të komunitetit shqiptar në mërgatë.

Me këtë rast, Haliti e falënderoi Don Antonin për pritjen e ngrohtë dhe të përzemërt, duke i ndarë një mirënjohje për kontributin e tij të çmuar në shërbim të komunitetit shqiptar në mërgatë, për kontributin në proceset e shtetformimit, si dhe në ruajtjen dhe promovimin e kulturës sonë të bukur shqiptare.

Kryetari Haliti theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm me mërgatën, duke vlerësuar rolin e saj të rëndësishëm në zhvillimin dhe afirmimin e vendit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.