DYLON

Kryetari i Vitisë viziton Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih

Kryetari i Vitisë viziton Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të vizitës zyrtare në Zvicër, Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar edhe Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih, ku u mirëprit përzemërsisht nga Konsulli Vigan Berisha.

Gjatë kësaj vizite, Kryetari Haliti vlerësoi kontributin e çmuar të Konsullit Berisha në shërbim të bashkatdhetarëve dhe në forcimin e lidhjeve ndërmjet diasporës dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.

EkoHigjiena

Ai mori pjesë edhe në promovimin e veprave të autorit Hajrush Redenica-Kika, duke përgëzuar autorin për kontributin në fushën e letërsisë dhe promovimin e vlerave kulturore shqiptare.

Kryetari Haliti po vazhdon takimet në Zvicër, duke dëshmuar përkushtimin e tij për të qenë pranë mërgatës sonë, si një pjesë e rëndësishme e zhvillimit dhe identitetit kombëtar. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.