Për tu njoftuar më për së afërmi me punën dhe angazhimin e stafit mjekësor të Qendrës Kryesore të Mjeksisë Familjare në Viti, kryetari i komunës Sokol Haliti ka vizituar këtë qendër.
Ai u interesua posaqërisht rreth shërbimeve që po u jepen qytetarëve në këtë kohë të pandemisë.
Dihet se në fundjavën që shkoi, janë paraqitur raste të reja të infektuarëve, me që rast janë shënuar edhe gjashtë vatra të infeksionit në komunën e Vitisë.