Me rastin e Krishtlindjeve Katolike, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë, ka vizituar Kishat Katolike në Stubëll të Epërme, Letnicë dhe Binçë ku u prit nga famullitarët.
Kryetari Haliti ka uruar famullitarët dhe gjithë qytetarët e besimit katolik për festën e Krishtlindjeve, duke u dëshiruar që kjo ditë e shenjtë të shërbejë për solidaritet, harmoni e paqe, si dhe të përçojë mesazhin e dashurisë dhe mirëkuptimit mes njerëzve. /2LONLINE/