DYLON

Kryetari i Vitisë vazhdon takimet në Zvicër – viziton Shoqatën “Nënë Tereza” në Luzern

Kryetari i Vitisë vazhdon takimet në Zvicër – viziton Shoqatën “Nënë Tereza” në Luzern
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të vizitës zyrtare në Zvicër, Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vazhduar takimet me bashkatdhetarët dhe organizatat shqiptare në diasporë.

Gjatë qëndrimit në Luzern, ai vizitoi Shoqatën “Nënë Tereza”, ku u mirëprit nga arkëtari aktual i shoqatës, Fadil Haxhosaj, në praninë e ish-kryetarëve Pjetër Gjoni dhe Daniel Rosaj, si dhe të misionarit Don Anton Uka.

EkoHigjiena

Gjatë këtij takimi, Haliti vlerësoi lart kontributin e jashtëzakonshëm të Shoqatës “Nënë Tereza” në Zvicër, duke theksuar rolin e saj të rëndësishëm ndër vite në shërbim të komunitetit shqiptar në diasporë, veçanërisht gjatë periudhës së luftës në Kosovë.

Ai shprehu mirënjohje të thellë për angazhimin shumëvjeçar të kësaj shoqate në ruajtjen dhe promovimin e kulturës dhe vlerave tona kombëtare.

Me këtë rast, Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti ndau mirënjohje për Shoqatën “Nënë Tereza”, në shenjë vlerësimi për kontributin e dhënë ndër vite.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.