Kryetari i Vitisë uron Policinë e Kosovës me rastin e 27-vjetorit të themelimit
Me rastin e 27-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka përcjellë urimet më të përzemërta për të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës, në veçanti për pjesëtarët e Stacionit Policor në Viti.
Kryetari Haliti ka vlerësuar lart përkushtimin, profesionalizmin dhe përgjegjësinë e zyrtarëve policorë në ruajtjen e rendit dhe sigurisë, si dhe në shërbim të qytetarëve.
Ai ka çmuar në veçanti bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe korrekt ndërmjet Komunës së Vitisë dhe Stacionit Policor në Viti, duke theksuar rëndësinë e këtij bashkëpunimi për një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët.
“Urime 27-vjetori i Policisë së Kosovës, me dëshirat më të mira për suksese të mëtejshme në misionin tuaj në shërbim të qytetarëve dhe vendit!”, ka ururar Haliti. /2LONLINE/
