Kryetari i Vitisë uron besimtarët islam me rastin e Festës së Kurban Bajramit

Kryetari i Vitisë uron besimtarët islam me rastin e Festës së Kurban Bajramit

Të gjithë besimtarëve mysliman, në emër të Institucioneve komunale të Vitisë dhe në emër tim personal, iu urojmë Festën e Kurban Bajramit.

Kudo që besimtarët shqiptarë ndodhen, le t’i gjejë ky telegram urimi të bashkuar në këtë ditë që sjell dashuri për njëri-tjetrin dhe për kombin. Festa e Kurban Bajramit duhet të na e fisnikërojë edhe më tepër shpirtin tonë në përpjekje drejt krijimit të një jete më të mirë dhe mirëqenie për qytetarët tanë.
Andaj, edhe një herë me fat Kurban Bajrami, paqja dhe mëshira e Zotit qofshin gjithherë pranë jush dhe familjeve tuaja!

Me respekt kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti

KOMENTE