DYLON

Kryetari i Vitisë u takua me Drejtorin e Investimeve të KEDS-it, kërkon më shumë investime në rrjetin elektrik

Kryetari i Vitisë u takua me Drejtorin e Investimeve të KEDS-it, kërkon më shumë investime në rrjetin elektrik
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti është pritur sot në takim nga Drejtori për Investime Turan Kocabajraktar, Drejtori për Mirëmbajtje, Bujar Jupaj, Avni Alidema – zyrtarë i lartë në KEDS. Gjatë këtij takimi kryetari Haliti, pati disa kërkesa për këtë kompani në veçanti ai potencoi nevojën e madhe të investimeve në rrjetin elektrik, largimin e shtyllave elektrike që pengojnë qarkullimin e qytetarëve, e në veçanti largimin e shtyllave nëpër trotuare dhe vendosjen e trafove në disa lokalitete të komunës së Vitisë.

Kryetari Haliti ndër tjerash ka folur edhe për nevojat që kanë qytetarët e kësaj komune në rehabilitimin e rrjeteve elektrike si dhe eliminimin e probleme për furnizimin normal me energji elektrike.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.