DYLON

Kryetari i Vitisë u prit në takim nga kreu i FFK-së

Kryetari i Vitisë u prit në takim nga kreu i FFK-së
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti është pritur sot në takim në zyrat e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) nga kryetari i FFK-së, Agim Ademi. I pranishëm në këtë takim ishte edhe ish kryetari i federatës, Sabri Hashani.

Bëhet me dije që gjatë këtij takim ata kanë biseduar për përfundimin e kompleksit të fushave sportive në Viti.

EkoHigjiena

Me këtë rast kryetari Haliti, ka falënderuar Federatën e Futbollit të Kosovës dhe kryetarin Ademi për përkrahjen e vazhdueshme të tyre në rivitalizimin dhe ndërtimin e hapësirave sportive në territorin e komunës së Vitisë që ndikon pozitivisht në zhvillimin e sportit dhe të talenteve të rijnë të ka Vitia.

Ndërkaq kryetari Ademi gjatë këtij takimi ka treguar edhe njëherë mbështetjen për zhvillimin e sportit në veçanti të futbollit në Viti.

Po ashtu në këtë takim kryetari Haliti, tha se pos falënderimit për FKK-në dhe z. Ademi ai ju është edhe mirënjohës dhe falënderues ikonës së futbollit të Kosovës nga Anamorava por edhe përgjegjësin regjional për mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdushme, z. Armend Misinin. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.