DYLON

Kryetari i Vitisë takoi të moshuarit dhe përfaqësuesit e pensionistëve

Kryetari i Vitisë takoi të moshuarit dhe përfaqësuesit e pensionistëve
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm me Caritas Kosova, Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, zhvilloi sot një takim me persona të moshuar dhe përfaqësues të shoqatave të pensionistëve nga rajoni i Vitisë.

Në këtë takim morën pjesë edhe drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, z. Halil Musliu, drejtoresha e QKMF Viti, znj. Vjollca Kadolli, si dhe drejtori i Caritas Kosova, z. Pal Baftijaj.

EkoHigjiena

Gjatë bashkëbisedimit u diskutua për nevojat dhe sfidat me të cilat përballen të moshuarit, si dhe mundësitë për avancimin e shërbimeve dhe mbështetjes institucionale për këtë kategori të rëndësishme të shoqërisë.

Kryetari Haliti theksoi se të moshuarit janë vlerë e çmuar për komunitetin tonë dhe se përkushtimi institucional ndaj tyre do të vazhdojë me projekte dhe iniciativa konkrete në funksion të mirëqenies së tyre.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.