DYLON

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti priti në takim kryetarin e Turgutlu të Turqisë, Cetin Akin

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti priti në takim kryetarin e Turgutlu të Turqisë, Cetin Akin
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë sot ka pritur në takim kryetarin e komunës Turgutlu të Turqisë, z. Cetin Akin me një delegacion të gjerë të përbërë nga përfaqësues të komunës, kuvendit dhe grupeve të ndryshme të interesit.

Takimi i dy kryetarëve u mbajt me qëllim të ngritjes së bashkëpunimit ndërmjet komunës së Vitisë dhe komunës Turke – Turgutlu, me të cilët më herët është nënshkruar edhe një marrëveshje bashkëpunimi në sferën e bujqësisë, arsimit, kulturës, sportit, turizmit dhe tregtisë.

EkoHigjiena

Kryetari Haliti, e ka njoftuar për së afërmi z. Akin rreth mundësive të bashkëpunimit me komunën tonë, potencialet e mira dhe resurset e shumta të komunës së Vitisë, duke përmendur disa sfera të bashkëpunimit.

I pari i Vitisë, theksoi se ata dëshirojnë të bashkëpunojnë me këtë komunë turke në veçanti në fushën e bujqësisë, konkretisht në procesin e prodhim- përpunimit.

Ndërkaq, homologu i tij turk, tha se në këtë takim ata dëshirojnë që për së afërmi të njihen me komunën e Vitisë dhe të shikojnë mundësitë e jetësimit të bashkëpunimit të dy komunave në interes të qytetarëve të dyja vendeve.

Kryetari i Turgutlus, ftoj kryetarin Haliti që me bashkëpunëtor të zhvilloj një takim në qytetin e tij. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.