DYLON

Kryetari i Vitisë Sokol Haliti priti në takim klerikët fetarë

Kryetari i Vitisë Sokol Haliti priti në takim klerikët fetarë
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim përfaqësuesit e komuniteteve fetare myslimane, katolike dhe ortodokse të kësaj komune.

Me këtë rast ai ka falënderuar ata për bashkëpunimin e mirë me komunën tonë në interes të qytetarëve vitias te të gjitha komuniteteve fetare dhe nacionale duke folur edhe për rëndësinë që kanë ata në shoqëri.

“Ju jeni një hallkë e rëndësishme në shoqëri, bashkërisht me ju do të jemi në shërbim të qytetarëve pa dallime” u shpreh kryetari Haliti.

EkoHigjiena

Ai gjithashtu ju urojë festat e fund vitit komuniteteve në fjalë.

Ndërkaq në emër të komuniteteve fetare kanë folur, Husamedin Hoxha, kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Viti, Dom Jeton Thaçi, përfaqësues i kishës katolike në Viti, dhe Branislav Denic, përfaqësues i Kishës Ortodokse. Klerikët fetar e uruan kryetarin Haliti për mandatin e ri, duke potencuar se ata do të bashkëpunojnë me komunën e Vitisë, në aktivitetet e ndryshme që kanë për qëllim mirëqenien e qytetarëve dhe komuniteteve fetare duke ruajtur edhe bashkëpunimin e mirë ndërfetarë në Viti. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.