DYLON

Kryetari i Vitisë Sokol Haliti pret në takim mësimdhënësin Hajdar Emërllahu me rastin e pensionimit

Kryetari i Vitisë Sokol Haliti pret në takim mësimdhënësin Hajdar Emërllahu me rastin e pensionimit
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti së bashku me zëvendësin e tij Hasan Aliu, drejtoreshën e Arsimit, Arta Ajeti dhe të tjerë kanë pritur sot në një takim mësimdhënësin vitias, Hajdar Emërllahu, i cili pas 33 vitesh kontribut në arsim po i jep fund karrierës së tij si edukator i gjeneratave të shumta.

Gjatë takimit, kryetari Haliti e falënderoi z. Emërllahun për përkushtimin dhe rolin e tij në arsimimin e të rinjve, duke theksuar rëndësinë e punës së mësimdhënësve në edukimin e brezave të shumta. Në shenjë falënderimi, kryetari i komunës i dhuroi atij një mirënjohje.

EkoHigjiena

Përndryshe mësimdhënësi Hajdar Emërllahu deri me tani ka punuar në shkollën fillore të mesme ulët “Hasan Aliu” në Remnik të Vitisë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.