DYLON

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti po qëndron në Kroaci

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti po qëndron në Kroaci
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti i shoqëruar nga kryesuesi i Kuvendit, Naim Pira dhe drejtori i Caritas Kosova, Don Viktor Sopi morën pjesë në seancën solemne te organizuar nga Komuna e Velika Pisanicës dhe kryetari i saj z. Fredi Pal.

Aty kryetari dhe delegacioni i tij u takuan edhe me shumë personalitete te komunave fqinje si dhe me dekanin e fakultetit te Zagrebit Prof. dr. sc. Lajosh Zhager me te cilin patën takim miqësor.

Haliti e njoftoi dekanin rreth letërnjoftimit te komunës së Vitisë dhe gjithashtu e ftoi për një vizitë në komunën e Vitisë.

EkoHigjiena

Pas kësaj ceremonie kryetari Haliti u prit në kabinetin e kryetarit Fredi Pal.Edhe në këtë takim Haliti ishte i shoqëruar nga kryesuesi Pira dhe nga Don Viktor Sopi.

Në takim mori pjesë edhe atasheu ushtarak i Kosovës në Kroaci, kolonel Skender Hoxha si dhe deputetja në parlamentin kroat Ermin Lekaj Perlaskaj. Në këtë takim temë kryesore ishe bashkëpunimi i mëtutjeshëm.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.