DYLON

Kryetari i Vitisë Sokol Haliti nënshkroi Memorandum bashkëpunimi me Minstrin Shala

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Memorandumi i bashkëpunimit për rregullimin e Qendrës Rinore , u nenshkrua sot në mes Ministrit për Kulturë, RIni dhe Sport Kujtim Shala dhe Kryetarit të Komunës së Vitisë Sokol Haliti.
Ministria e Kulturës përveç investimit kapital për Palestrën Sportive, po tregon përkujdesje edhe për rregullimin e hapsirave për aktivitete rinore, dhe poashtu ajo është e zotuar edhe për participim në renovimin e shtëpisë së kulturës “Gursel dhe Bajram Sylejmani” me shumën prej 300 000€, e cila do të filloj vitin e ardhshëm.

Punimet në Qendrën Rinore, do të fillojnë dhe përfundojnë këtë vit , dhe ajo do të funksionalizohet brenda Shtëpisë së Kulturës “Gursel dhe Bajram Sylejmani”, ndërsa projekti respektiv ka shumën prej 20 000€.

EkoHigjiena

Gjate këtij këtë takimi të Kryetarit zt. Haliti me bashkëpunëtor të tij dhe Minsitrit Shala, u bisedua edhe për investim në Stadiumin e Futbollit, ndërsa Ministri shprehu gatishmëri për mbështetje të mëtejme në investime kapitale në Komunën e Vitisë./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.