DYLON

Kryetari i Vitisë Sokol Haliti ndau mirënjohje për mësimdhënësit e deritanishëm, Ismet Alidema dhe Habib Rexhepi

Kryetari i Vitisë Sokol Haliti ndau mirënjohje për mësimdhënësit e deritanishëm, Ismet Alidema dhe Habib Rexhepi
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga zëvendësi i tij, Hasan Aliu dhe drejtoresha e Arsimit, Arta Ajeti kanë pritur sot në takim mësimdhënësit vitias, Ismet Alidema dhe Habib Rexhepi për t’i falënderuar ata për kontributin e tyre shumë vjeçar në fushën e arsimit.

Përndryshe sot mësimdhënësi, Ismet Alidema është pensionuar derisa mësimdhënësi tjetër Habib Rexhepi, pritet të kaloj si profesor universitar në Universitetin “Kadri Zeka “ në Gjilan.

EkoHigjiena

Me këtë rast, kryetari Haliti, pos që i falënderoj ata për kontributin e tyre të çmuar ju ndau edhe nga një mirënjohje, duke lavdëruar ata për punën e tyre në edukimin e brezave të rinj dhe në zhvillimin e arsimit në komunën e Vitisë. Përndryshe nga një fjalë rasti patën edhe ata dy duke falënderuar kryetarin për respektin dhe mirënjohjen që shprehu sot ndaj tyre. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.