DYLON

Kryetari i Vitisë Sokol Haliti mirëpret zyrtarin policor Rrustem Rrustemi me rastin e pensionimit

Kryetari i Vitisë Sokol Haliti mirëpret zyrtarin policor Rrustem Rrustemi me rastin e pensionimit
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në një takim të veçantë Rrustem Rrustemin, me rastin e përfundimit të karrierës së tij profesionale dhe daljes në pension.

Rrustemi ka shërbyer për vite me radhë në Policinë e Kosovës në Viti, në cilësinë e Zyrtarit të Inteligjencës dhe Analizës, duke dhënë një kontribut të çmuar në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

EkoHigjiena

Me këtë rast, kryetari Haliti e falënderoi Rrustemin për përkushtimin, profesionalizmin dhe angazhimin e treguar gjatë gjithë viteve të shërbimit, duke vlerësuar lart rolin e tij në institucionet e sigurisë.

Nga ana e tij, Rrustem Rrustemi shprehu mirënjohje për bashkëpunimin me institucionet lokale dhe kolegët, duke theksuar se përvoja në Policinë e Kosovës ka qenë një pjesë e rëndësishme dhe e paharrueshme e jetës së tij profesionale.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.