DYLON

Kryetari i Vitisë sheh nga afër punimet në terren

Kryetari i Vitisë sheh nga afër punimet në terren
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, realizoi një vizitë inspektuese në terren për të monitoruar punimet që po kryhen në përgatitjen për asfaltim të rrugës që çon te varrezat e reja në fshatin Smirë.

Gjatë vizitës, Haliti theksoi rëndësinë e përmirësimit të infrastrukturës dhe qasjes në këtë zonë, e cila do të sjellë lehtësira për banorët e fshatit dhe familjarët që vizitojnë varrezat.

EkoHigjiena

Haliti, poashtu ka vizituar edhe punimet që janë duke u kryer në rrugët Podgorc -Lubishtë, Devajë, Kabash-Binqë-Beguncë dhe të tjera rrugë, të cilat jo vetëm që lidhin lagjet e fshatrat rurale e bujqësore, por lehtësojnë edhe qarkullimin e lirë të qytetarëve si dhe rrisin vlerën e pronës.

Punimet janë duke u realizuar në kuadër të projekteve të shumta, që kanë për qëllim përmirësimin e rrugëve lokale, që synon zhvillimin e mëtejshëm të infrastrukturës në territorin e komunës së Vitisë.

Haliti shprehu përkushtimin e tij për të vazhduar investimet në projekte që përmirësojnë jetën e qytetarëve dhe lehtësojnë qasjen në zonat rurale. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.