DYLON

Kryetari i Vitisë sheh nga afër punimet në rrugën që lidhë mes veti fshatrat Lubishtë, Ramnishtë dhe Podgorcë

Kryetari i Vitisë sheh nga afër punimet në rrugën që lidhë mes veti fshatrat Lubishtë, Ramnishtë dhe Podgorcë
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka parë nga afër punimet për rregullimin e rrugës që lidhë mes veti fshatrat Lubishtë, Ramnishtë dhe Podgorcë. Gjatë vizitës, ai ka përcjellë nga afër punimet në këtë projekt infrastrukturor duke theksuar rëndësinë e këtij projekti për banorët e këtyre fshatrave por edhe të komunës së Vitisë.

Sipas kryetarit Haliti, qeverisja lokale në Viti po punon vazhdimisht në përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe lehtësimin e qarkullimit të qytetarëve por duke i lidhë edhe fshatrat e saj përmes rrugëve të reja dhe atyre ekzistuese.

EkoHigjiena

Ai ka shtuar se ky projekt do të sjellë një lehtësim të konsiderueshëm për qarkullimin e banorëve dhe do të rrisë vlerën e pronave në këto fshatra.

Ai bëri me dije se ky investim është një mundësi e mirë për të forcuar lidhjet mes fshatrave dhe për të hapur mundësi të reja zhvillimit të fshatrave.

Përndryshe banorët e këtyre fshatrave kanë mirëpritur këtë investim duke shtuar se për ta ajo ka një vlerë të rëndësishëm duke falënderuar kryetarin për këtë investim infrastrukturor.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.