DYLON

Kryetari i Vitisë sheh nga afër punimet në projektin e Efiçencës së Energjisë në shkolla dhe QPS

Kryetari i Vitisë sheh nga afër punimet në projektin e Efiçencës së Energjisë në shkolla dhe QPS
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të Projektit nga Fondi i Kosovës për Efiçencën e Energjisë (FKEE), në objektet e ndryshme komunale, si QPS dhe shkollat, po zhvillohen punime të ndryshme.

Me këtë rast, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i shoqëruar nga drejtoresha e Arsimit, Arta Ajeti, dhe zyrtari komunal Xhelal Musa, vizituan nga afër punimet në objektin e Qendrës për Punë Sociale (QPS) në Viti, si dhe në shkollat e Sadovinës të Jerlive dhe Buzovik.

EkoHigjiena

Sipas zyrtarit komunal, Xhelal Musa, investimet po realizohen në kuadër të projektit për Efiçencën e Energjisë. Ai shpjegoi se, në Sadovinë të Jerlive, ky projekt përfshin punime në kulmin e shkollës, izolimin dhe suvatimin e saj, ndërrimin e dyerve dhe dritareve, si dhe përmirësimin e ndriçimit dhe ngrohjes.

Po ashtu, në shkollën e fshatit Buzovik pritet të punohet në izolimin dhe suvatimin e objektit shkollor, ndërrimin e dyerve dhe dritareve të jashtme, renovimin e ngrohjes qendrore dhe përmirësimin e dyshemesë.

Ndërkohë, në objektin e QPS-së, parashikohet të bëhen punime në izolimin dhe suvatimin e tij, ri-kulmin, ndërrimin e dyerve dhe dritareve, vendosjen e një kaldaje me pelet dhe renovimin e depos dhe ndriçimit.

Përveç këtyre punimeve, në kuadër të këtij projekti do të realizohen edhe investime në dy shkolla të tjera të komunës së Vitisë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.